Cristiano Ronaldo do të mungojë sërish në stërvitje te Man United - NACIONALE

Cristiano Ronaldo do të mungojë sërish në stërvitje te Man United

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli Cristiano Ronaldo nuk do të paraqitet as ditën e martë në stërvitje te Manchester United, për të dytën ditë radhazi.

Siç raporton mediumi më i besueshëm anglez "The Athletic", portugezi nuk do të jetë prapë i pranishëm, me të ardhmen e tij që mbetet në dyshime.

Mbetet e paqartë se kur Ronaldo do të rikthehet në stërvitje, me skuadrën angleze që planifikon këtë të premte të udhëtojë në Tajlandë dhe Australi për fazën parapërgatitore.

Ronaldo tashmë ka njoftuar se dëshiron të largohet, derisa Chelsea, Bayern Munich dhe Napoli janë duke e shikuar këtë situatë, me Unitedin që momentalisht refuzon shitjen e portugezit.

Lajme të ngjashme