Cramon shpreson që Kosova të bëjë “progres” para se BE të shkojë në zgjedhje - NACIONALE

Cramon shpreson që Kosova të bëjë “progres” para se BE të shkojë në zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas takimeve që ka zhvilluar me akterë politikë vendas, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë ku ka uruar që Kosova të ketë progres para se Bashkimi Evropian të shkojë në zgjedhje.

Lufta kundër korrupsionit është duke vazhduar. kam kërkuar të rritet buxheti ndaj transmetuesit publik. Po ashtu edhe në dialogun mes qeverisë dhe organizatave civile ka shumë ankesa”, ka thënë Cramon.

Cramon u shpreh e gëzuar që përfundimisht kosovarëve iu hoq regjimi i vizave në zonën Schenge, për çka edhe ajo personalisht ishte angazhuar që kohë, e në veçanti me shtetet skeptike siç ishin Franca dhe Holanda.

Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë. Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme