Clark me këshilla: Kosova më së miri forcon sigurinë përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve, veçanërisht nga ShBA
Ish-Komandanti i NATO-s gjatë bombardimeve në Kosovë, Wesley Clark, duke folur për Kosovën në një diskutim të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane tha se vendi e forcon sigurinë më së miri përmes zhvillimt të ekonomisë së vet dhe investimeve të huaja – e në veçanti nga ato prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Bota po e shikon Kosovën dhe mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë e saj është përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha Wesley Clark.
“Vetëm qeveritë nuk mund të nxisin rritjen – ju nevojitet sektori privat, veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe shërbime, ku talenti dhe aftësitë gjuhësore të Kosovës mund të shkëlqejnë”, tha ai.