“Çka ke folë! Po ku e mbaj mend!”, Kelmendi tregon komunikimin e fundit që kishte me fotoreporterin Bujari - NACIONALE

“Çka ke folë! Po ku e mbaj mend!”, Kelmendi tregon komunikimin e fundit që kishte me fotoreporterin Bujari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka treguar komunikimin e fundit që kishte me fotoreporterin Alban Buhari, i cili ka ndërruar jetë sot.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka treguar se fjala ishte për një çmimin që kishte fituar për një fotografi që kishte realizuar pas luftës.

Ai ka theksuar se Bujari ishte një mjeshtër i madh dhe njeri modest.

“Kështu ma ktheu Albani, vetëm disa javë më parë, kur e pyeta se cilin shpërblim e kishte fituar me foton nga reportazhi që kishim bërë bashkë menjëherë pas luftës në Kizharekë. Ma dërgoi foton dhe tha “për shpërblim hulumto vetë”. Mjeshtër i madh dhe njeri modest! Alban Bujari!”, ka shkruar Klemendi.

Lajme të ngjashme