Çka deklaroi para Gjykatës serbi i dyshuar për përfshirje në Ibër-Lepenc?
Ka dalur para Gjykatës i dyshuari tjetër serb për përfshirje në sulmin në Ibër-Lepenc.
Avokati i tij tha se në seancë Gjykata dëgjoi argumentet e prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes.
“Ai dyshohet se është përgjegjës për sulmin ndaj rendit kushtetues duke shkatërruar objekte infrastrukturore, lidhur me terrorizmin dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe municionit”, tha Vllajiq.
Ai tha se i mbrojturi i tij para gjykatës ka shpjeguar lëvizjen e tij gjatë kohës kritike.
“I pandehuri ka shpjeguar lëvizjen e tij gjatë asaj kohe kritike që nuk ka lidhje me vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe kjo duhet të merret parasysh. Ne presim vendimin e gjykatës në lidhje me paraburgimin në kohën më të shkurtër të mundshme, në një ose dy orë”, tha Vllajiq. /BetimiPërDrejtësi