Çitaku: Të shohim se si do të sillet VV-ja me Listën Serbe në seancën e 6 gushtit, herën e kaluar kishin dakordim - NACIONALE

Çitaku: Të shohim se si do të sillet VV-ja me Listën Serbe në seancën e 6 gushtit, herën e kaluar kishin dakordim

1 orë më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mbetet të shihet se si do të veprojë Lëvizja Vetëvendosje në raport me Listën Serbe në seancën e 6 gushtit.

Ajo u shpreh se seanca konstituive ka karakter kryesisht formal dhe solemn, ndërsa theksoi se vëmendja do të jetë te mënyra se si do të pozicionohet LVV-ja lidhur me Listën Serbe.

“Seanca konstituive edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit edhe me aktet e tjera normative është me goxha karakter formal e solemn. Zgjidhet kryetari e nënkryetarët. Të shohim si do të sillen në raport me Listën Serbe, sepse herën e kaluar ka qenë kinse propozim i komuniteteve jo shumicë, por të gjithë e dimë që ata kanë një dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Çitaku në Klan Kosova.

Çitaku theksoi gjithashtu se pas konstituimit të Kuvendit do të nisë një fazë e re politike, duke shtuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ende ka hapësirë për të siguruar mbështetjen e deputetëve të tjerë.

“Do të shohim agjendën por pastaj hyjmë në një kalendar të ri. Ka ende kohë Albin Kurti, përveç PDK-së, janë edhe 98 deputetë të tjerë në kuvend me të cilët mund të arrijë marrëveshje”, tha ajo.

Lajme të ngjashme