Çitaku: Qeveria Kurti nuk ka strategji, ka vetëm mungesë të konsistencës
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë në ‘dPt te Fidani’ në T7, ka dhënë kritika për Qeverinë Kurti.
Ajo ka thënë se nuk ka asnjë lloj strategjie për asnjë çështje të rëndësishme.
“Unë nuk po shoh asnjë lloj strategjie të qeverisë Kurti, për asnjë çështje të rëndësishme. Ende nuk e kam të qartë a është metamorfozë, apo qëllim taktik i përkohshëm. E vetmja gjë konsistente te qeveria Kurti ka qenë mungesa e konsistencës, njëherë kanë thënë po, njëherë jo”, tha ajo.
Tutje ajo tha se është në rregull të ndryshohen qëndrimet, kur ndryshojnë faktet, por që sipas saj, qëndrimet e Qeverisë Kurti kanë ndryshuar por nuk kanë ndryshuar faktet.
“Krejt në rregull është me i ndërru qëndrimet, kur ndryshojnë faktet. Vetëm një i marrë nuk i ndryshon qëndrimet nëse ndryshojnë faktet. Çka ka ndryshuar është vetëm pozicioni politik i kryeministrit”, tha ajo.