Çitaku: MPJD po vazhdon sulmet ndaj personelit, ndërkohë Martin Berishaj vazhdon të mbetet ambasador fuqiplotë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akzuar ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për sulmet ndaj personelit të saj.
Çitaku ka thënë se këto sulme po vazhdojnë teksa, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po vazhdon të mbetet ambasador fuqiplotë.
“Vazhdojnë persekutimet ndaj personelit në MPJD. Ndërkohë, Martin Berishaj vazhdon të mbetet Ambasador fuqiplotë.”, ka shkruar ajo në FB.
Ndryshe Nacionale ka raportuar se policia e Sllovenisë ka filluar hetimet ndaj ambasadorit Berishaj për shpëlarje parash.
