Çitaku: Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, Rakiq është ende në qeverinë e tij - NACIONALE

Çitaku: Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, Rakiq është ende në qeverinë e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë, ndërsa Goran Rakiq është ende në qeverinë e tij.

Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se opozita nuk e ka në plan që të bashkëpunojë me Listën Serbe.

“Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Çitakut në Facebook:

Paradoks tipik kosovar - po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakic si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij.

Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!

Lajme të ngjashme