Çitaku: Kurti i ka parë sondazhet nga diaspora, prandaj i ka quajtur analfabetë - NACIONALE

Çitaku: Kurti i ka parë sondazhet nga diaspora, prandaj i ka quajtur analfabetë

3 javë më parë

nga Lirim Krasniqi

Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës për media sot, duket se i ka rrëshqitur nga goja një ofendim për diasporën kosovare, e cila me shumicë e votojnë partinë e tij.

Kurti teksa tentoi t’i akuzojë mësimdhënësit, tha se po nxirën analfabetë funksionalë të cilët më pas po shndërrohen në punëtorë krahu në Gjermani.

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar menjëherë pas një deklaratë të lëshuar nga Albin Kurti, i cili i ka quajtur analfabetë diasporën.

Çitaku ka thënë se Kurti i ka parë sondazhet e njëjta nga diaspora që i kemi parë edhe ne, prandaj, ai sot i ofendoi bashkatdhetarët tanë në diasporë duke i quajtur analfabetë.

Albin Kurti i ka parë sondazhet e njëjta nga diaspora që i kemi parë edhe ne. Prandaj, ai sot i ofendoi bashkatdhetarët tonë në diasporë duke i quajtur analfabetë. Edhe PDK-ja ka pasur në zgjedhjet e kaluara rënie votash në diasporë, por ne asnjëherë nuk i kemi ofenduar e përbuzur bashkatdhetarët tonë.

Vetë themeluesit e partisë sonë e kanë ngjizur aktivitetin e tyre për çlirimin e Kosovës në diasporë, në mesin e bashkatdhetarëve tonë. Prandaj, duke e respektuar diasporën, ne e kemi respektuar historinë tonë. Pavarësisht se si voton diaspora. Sepse ne diasporën nuk e shohim si votë, por si aset kombëtar. Albini e ka parë diasporën vetëm si votë që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis.

Kështu, ne e dënojmë gjuhën denigruese dhe poshtëruese të kryeministrit ndaj bashkatdhetarëve tonë.

Albin, rregulloja jetën familjarëve të diasporës në Kosovë! Mjaft i ofendove edhe ata në Kosovë edhe ata në diasporë!

Lajme të ngjashme