Çitaku: Kurti duhet ta trajton çështjen e presidentit me seriozitet, nuk kemi pranuar ftesë zyrtare për takim - NACIONALE

Çitaku: Kurti duhet ta trajton çështjen e presidentit me seriozitet, nuk kemi pranuar ftesë zyrtare për takim

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti, duhet të trajtojë me seriozitet çështjen e presidentit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo ka thënë se deklaratat e tij i pari i VV-së duhet t`i konkretizojë në një letër.

Ajo ka bërë me dije se PDK-ja nuk ka pranuar asnjë letër zyrtare nga Kurti për takim.

“Kryetari i PDK-së ka marrë pjesë në dy takime me kryetarin e LVV-së. LVV dhe Albin Kurti duhet ta trajtojnë çështjen e presidentit me seriozitet dhe përgjegjësinë, që një situatë e tillë do të duhej të impononte dhe tani është radha që Vetëvendosje, deklaratat e saj publike t’i konkretizojë në një letër të shkruar. Nuk kemi pranuar asnjë kërkesë zyrtare.”, ka deklaruar Çitaku.

Lajme të ngjashme