Çitaku: Komunikimi Krasniqi-Mihali konfirmon se GEN-in serb dhe Berishajn i kemi dhuratë nga Vetëvendosje - NACIONALE

Çitaku: Komunikimi Krasniqi-Mihali konfirmon se GEN-in serb dhe Berishajn i kemi dhuratë nga Vetëvendosje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të pjesës së parë në Nacionale, të bisedave të ish-Kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, e Koordinatorës së LVV-së, Dejona Mihali.

Sipas Çitakut tashmë të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martin Berishajn, i kemi dhuratë nga Qeveria e Vetëvendosjes.

Ndryshe, në komunikimet mes Krasniqit e Mihalit, konfirmohet përfshirja e Martin Berishajt në skandalin në fushën e energjisë.

E plotë:

PDK ka qenë këmbngulëse në themelimin e Komisionit Hetimor për aferat korruptive në fushën e energjisë.

Publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet tona që i kemi ngritur gati tre vite më parë.

Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e kërtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë.

Lajme të ngjashme