Çitaku: Hashim Thaçi fatin e tij e ka shkruar vetë, betejën me Specialen e pranuar duke e ditur se do të jetë caku i parë - NACIONALE

Çitaku: Hashim Thaçi fatin e tij e ka shkruar vetë, betejën me Specialen e pranuar duke e ditur se do të jetë caku i parë

8 orë më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, të cilën e ka dhënë për emisionin “Debat Plus”.

Ajo ka bërë me dije se Hashim Thaçi fatin e tij e ka shkruar vetë.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se jeta dhe historia e Thaçit nuk janë produkt i privilegjit dhe rehatisë

“Hashim Thaçi fatin e tij e ka shkruar vetë. Nuk ka pasur as rastësi, as fat, e as rrethana që e kanë privilegjuar. Jeta dhe historia e tij nuk janë produkt i privilegjit e i rehatisë. Në fakt, krejt e kundërta. Gjithmonë kundër erës. Gjithmonë duke e sfiduar atë që dukej e pamundur. Me guxim, duke na dhënë edhe neve guximin të ëndërrojmë. Të imagjinojmë. Kosovën e lirë. Kosovën aleate me botën demokratike. Kosovën shtet”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Edhe kjo betejë në Gjykatën Speciale, e pranuar me vetëdije prej tij, duke e ditur se ai do të ishte caku i parë, është bërë mbi të njëjtat premisa. Sepse shumë moti, siç e tha edhe vetë sonte në intervistë, Hashim Thaçi nuk i takonte më vetëm vetes së tij. Ka diçka të jashtëzakonshme te njerëzit që i dedikohen një kauze deri në vetëmohim. Që e vendosin atë para rehatisë, para interesit personal, madje edhe para lirisë së tyre. Hashim Thaçi ka mundur lehtësisht të vritej në luftë. Rastësisht është gjallë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme