Çitaku del me një tjetër reagim ndaj Musliut: Askujt s’ia zgjas dorën për mbështetje ndaj Hashim Thaçit - NACIONALE

Çitaku del me një tjetër reagim ndaj Musliut: Askujt s’ia zgjas dorën për mbështetje ndaj Hashim Thaçit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një tjetër reagim ndaj bashkëpartiakes së saj, Ganimete Musliu, ka thënë se askujt nuk ia zgjatë dorën kur vjen puna te mbështetja për Hashim Thaçin dhe ish-luftëtarët e UÇK-së.

Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se megjithatë, këto janë procese të ndara nga beteja politike në Kosovë.

“Betejën e kemi me Albin Kurtin. Betejën e kemi me të ardhmen”, ka thënë ajo.

Vlen të theksohet, se deputetja Musliu në një intervistë për Nacionalen, sot tha se PDK pësoi goditje të rëndë me arrestimin e ish-liderëve, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

"Besoj e kam bërë të qartë përmes sqarimit që e kam postuar në Facebook-un tim. Partia Demokratike, për një kohë të gjatë gjendet përballë një propagande të tmerrshme pa asnjë kriter dhe përtej kësaj pësoi një goditje të rëndë me arrestimin e ish liderëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli përderisa gjendeshim para zgjedhjeve nacionale dhe lokale", ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme