Çfarë po bën shteti për kosovarët e arrestuar nga Serbia, përgjigjet Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se çfarë po bëjnë institucionet shtetërore me rastin e arrestimit të kosovarëve nga autoritetet serbe në pikat kufitare.
Haxhiu ka thënë se nuk befasohen nga Serbia për veprime të tilla.
Ajo ka thënë se ministria e Punëve të Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët dhe me zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.
“Më lejoni t’ju njoftoj që MPJ përmes zyrës atje ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe familjarët, nuk është asgjë e re, vazhdimësi e politikave të mbrapshta dhe të qëllimta e politike të Serbisë kundër Kosovës, në këtë rast qytetarëve tanë. Më lejoni t’ju theksoj që ne si institucione kemi qenë në vazhdimësi në komunikim me ta, se a do të lirohen apo jo, ju e dini që nuk varet nga Kosova. Siç ka bërë në të kaluarën, me vite të tëra, kemi edhe raste të tilla. Nga Serbia veprimt e tilla aspak nuk ka befasojnë, porn ë këtë rast, më lejoni të kërkoj nga partnerët tanë ë të bëjnë trysni e presion ndaj Serbisë që t’i ndalojë veprimet e tilla. Kosova nuk ka bërë asnjëherë arrestime mbi baza politike, qytetarët serbë të dyshuar për krime lufte, nuk janë arreestuar për motive politike, është e rëndësishme që partnerët t’ia thonë hapur, me zë të lartë Serbisë që t’i ndalojë.” – ka thënë ajo në konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se tash së fundi Serbia ka arrestuar Tefik Mustafën i cili po mbahet në burg në Serbi.