Çelësi i suksesit? Nxënësi i ri i shkollës politike të VV-së merr shënime si Liburn Aliu dikur - NACIONALE

Çelësi i suksesit? Nxënësi i ri i shkollës politike të VV-së merr shënime si Liburn Aliu dikur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Si duket, marrja e shënimeve në orët e ligjëratave të shkollës politike të Lëvizjes Vetëvendosje është garanci për sukses për anëtarët e saj. Kështu, të paktën, mund të krijohet përshtypja, kur shihet një veprim i ministrit Liburn Aliu më 2011.

Në një video të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 29 qershor të vitit 2011, Liburn Aliu shihet duke marrë shënime përderisa Blendi Çeka nga Shqipëria mbante ligjëratë dhe shkruante në një tabelë të bardhë.

Aliun duke marrë shënime mund ta shihni në minutën e tetë të videos së mëposhtme:

Pas më shumë se 11 vjetëve, një nxënës i ri i shkollës politike të Vetëvendosjes shihet duke e bërë veprimin e njëjtë – duke marrë shënime si një nxënës i zellshëm.

Nuk dihet nëse nxënësi i ri e ka parë videon ku Aliu shihet duke marrë shënime dhe nëse është motivuar nga ai, por ngjashmëria, ndonëse mund të jetë rastësore, duket mjaft interesante./Nacionale

Lajme të ngjashme