Çavusoglu paralajmëron Greqinë: Nëse vazhdoni me provokime do të vuani pasojat si në të kaluarën - NACIONALE

Çavusoglu paralajmëron Greqinë: Nëse vazhdoni me provokime do të vuani pasojat si në të kaluarën

1 javë më parë

nga Miranda Shala

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu i ka bërë thirrje Greqisë që të mos jetë “shtytës” i të tjerëve dhe të përfundojë veprimet e saj të përsëritura provokuese dhe retorike në rajon gjatë muajve të fundit.

Duke vënë në dukje provokimet e vazhdueshme të Greqisë, Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar Athinën që të mos përfshihet në aventura në emër të të tjerëve, dhe të ndalë provokimet – në të kundërtën do të përballet me pasoja.

“Ndërsa ne po përpiqemi të respektojmë të drejtat tona të fqinjësisë në të dy anët e detit Egje, Greqia vazhdon me provokimet. Nëse ata fillojnë një aventurë në emër të të tjerëve, do të vuajnë pasojat edhe sot si në të kaluarën”, është shprehur Mevlut Çavusoglu.

Më tutje, ai tha se Turqia është gjithmonë vigjilente kundër "syve të këqij dhe planeve dashakeqe", duke shtuar se siguria e vendit është në "duar të sigurta" nëpërmjet "ushtrisë së saj heroike, industrisë së mbrojtjes dhe satelitëve të dërguar në hapësirë".

Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar për veprimet dhe retorikën e përsëritur provokuese të Greqisë në rajon gjatë muajve të fundit.

Lajme të ngjashme