Caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për sulm seksual ndaj Mrika Nikçit
Gazeta Nacionale ka mësuar se, Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.
Kujtojmë se ditën e djeshme, vetë viktima publikoi një video në rrjetet sociale me pamjet në të cilat dukej i dyshuari, Flori Beqiraj duke e ndjekur e më pas duke e sulmuar seksualisht.
