Cakolli: Polici që po e shpërfill sulmin ndaj Vullnet Krasniqit, po aq fajtor sa fanatikët islamistë
Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka komentuar videon e shpërndarë nga Gazeta Nacionale, ku vërehet se si policët po qëndronin “duarkryq”, ndaj sulmeve që protestuesit po bënin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi e kameramanit të Nacionales.
Sipas Cakollit, polici që po e shpërfill sulmin ndaj Vullnet Krasniqit është po aq fajtor sa fanatikët islamistë. Cakolli ka thënë se degjenerimi si shoqëri, vjen pikërisht ndaj injorimit të problematikave, si Islami politik, e jo nga festivali DokuFest.
E plotë:
“Ky polici që po e shpërfill sulmin ndaj Vullnetit, është po aq fajtor sa ata fanatikët islamistë. Me tolerimin e sulmit, ai po e nxitë atë.
Për më keq, po tregohet se sa kemi "degjeneruar" si shoqëri. Jo për shkak të DokuFestit, por injorimin e një problemi tejet të rrezikshëm siç është islami politik.”