Cakolli: Kushtetuesja s'i dha komuniteteve asnjë ‘veto' – rikonfirmoi standardin (e ditur) kushtetues
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik të Kosovës, ka hedhur poshtë narrativen e pushtetit se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë komunitetit serb një "veto" për bllokimin e Kuvendit, duke e cilësuar situatën aktuale si një "sajesë e qartë" për të vonuar formimin e institucioneve.
Cakolli thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese thjesht ka rikonfirmuar një standard kushtetues të njohur: Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe të gjithë nënkryetarët.