Cakolli: KQZ ka pasur mundësi sot t’i shpall rezultatet, s’e kuptoj pse nuk u bë - NACIONALE

Cakolli: KQZ ka pasur mundësi sot t’i shpall rezultatet, s’e kuptoj pse nuk u bë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mundur të shpallë rezultatet përfundimtare të premten, gjë që pritet ta bëjë të shtunën.

Ai në “Dpt te Fidani” ka thënë se nuk e kupton pse një gjë e tillë nuk u bë sot.

“Nuk e kuptoj pse nuk është bërë sot, pasi teknikisht dhe proceduralisht KQZ-ja ka pasur mundësi qysh sot t’i shpall rezultatet përfundimtare që janë vetëm hapi i parë në një seri të procedurave tjera para se të përmbyllet në tërësi procesi zgjedhor”.

“E këtu pa aluduar se mund të ketë ose jo vendime ose nga PZAP-ja ose Supremja për ndonjë rinumërim apo anulim a diçka tjetër” – ka thënë ai.

Ndryshe, KQZ-ja nesër do ta bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025” - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme