Cakolli i PDK-së kritikon deputetët e opozitës dhe i kërkon falje Berishajt për sharjet, ambasadori e "fal"
Anëtari i PDK-së, Bujar Cakolli, që njihet si kritik edhe ndaj partisë së tij, i ka kërkuar falje publike ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, për shkak të sharjeve për skandalin financiar që dyshohet se është përfshirë Bershiaj.
Cakolli duket komnetuar raportimin e Berishajt në Komisionin hetimor për energji, ka thënë se Berishaj ka raporte më të mira me opozitën se me pushtetin.
“Tybe pasna gabu qe e kom shajt Martin Berishen. Ai ma mire e kish me opoziten se me pushtetin. I kërkoj falje publike, Martinit”, ka shkruar Cakolli të premten në Facebook.
Mirëpo, reagimi i Berishajt ka qenë i menjëhershë. Ai i ka komentuar Cakollit duke i thënë se nuk ka dëgjuar se e ka sharë.
“I nderuari z. Bujar Cakolli, unë për besë kurrë nuk kam ndëgjua se me keni sha , sepse vetem fjalë të mira kam ndëgjua për ju. Respekt!”, ka komentuar Berishaj.
Në anë tjetër, anëtari i PDK-së i ka thënë se nuk e ka sharë por vetëm kritikuar, teksa e ka uruar që të mos marrë qortime nga partia e tij për komunikim me njerëz të PAN-it.
“jo per bese me te sha jo, ama me te kritiku po .Respekt ambasador, uroj qe te mos merrni ndonje qortim nga partia juaj per kete komunikim me njerez te PAN-it!”, i është përgjigjur Cakolli.

Kujtojmë se të enjtën Berishaj raportoi para deputetëve të Komisioni hetimor për energji, ku mohoi akuzat për skandalin.
Berishaj u pa i relaksuar në Komision teksa komunikimi më depuetët e opozitës ishte në nivel.
