Bytyqi ironizon me punësimet e VV-së: Nga kushërinjtë janë për shtëpi, te kushërinjtë janë për punë të shtetit
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka ironizuar me VV-në, gjegjësisht me punësimet në zyrat shtetërore.
Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se Vetëvendosje ka kaluar nga fraza: "kushërinjtë janë për shtëpi" në "kushërinjtë janë për punë të shtetit".
"Kryeministri Kurti me siguri këtë të fundit e ka pasë në mendje dhe është ngatërruar kur ka folur me shumë emocione kundër nepotizmit", shkroi mes tjerash ajo.
Më poshtë edhe postimi i saj i plotë.