Burri nga Gjilani dyshohet se ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij shtatzënë - NACIONALE

Burri nga Gjilani dyshohet se ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij shtatzënë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas së tij shtatzënë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas raportit të PK-së, i dyshuari ka kërkuar që gruaj e tij të shkoj të familja e saj.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 17.05.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, pasta i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor pasi që e njëjta edhe është shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme