Bukoshi: Nuk jam kundër Gjykatës Speciale, por ajo po sillet sikur forcë speciale - NACIONALE

Bukoshi: Nuk jam kundër Gjykatës Speciale, por ajo po sillet sikur forcë speciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi në një intervistë për gëzetën Tema, ndër shumë çështje tjera ka folur edhe për Gjykatën Speciale të Hagës ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bukoshi ka thënë se është banale që prej dy vitesh po mbahen ish-krerët e UÇK-së pa u ngritur ende aktakuzat.

Sipas tij ata mund të ishin të lirë në Kosovë pasi që Kosova është i vetmi vend në Ballkan ku politikanët nuk iu kanë shmangur drejtësisë.

“Ata mbahen brenda në burg prej dy vitesh, pa u ngritur ende akuza. Mund të ishin të lirë në Kosovë ndërkohë se askush prej liderëve të Kosovës nuk i ka ikur drejtësisë. Kosova është i vetmi vend në Ballkan, që nuk ka asnjë lider që i është fshehur drejtësisë ndërkombëtare dhe asaj vendore, siç ka pasur Kroacia, Bosnja dhe sidomos Serbia. Dhe në këtë aspekt ata mund ta prisnin në liri ngritjen e aktakuzës në gjykatë”, thotë Bukoshi.

Sipas tij, arrestimi dhe mbajtja në Hagë e ish-drejtuesve të luftës është një përzirje e shëmtuar e burokracisë perendimore.

“Në një raport fals dhe idiotik si ai i Dick Marty dhe më tej dhe disa thikave pas shpine (që dikush dikur i përmendi me ëndje ) nga politika e Kosovës. Është e qartë se garnitura politike dhe sidomos ajo diplomatike e Kosovës këto kohë u ka folur në vesh atë që kanë dashur të dëgjojnë drejtuesit Gjykatës speciale duke e paraqitur Hashim Thaçin dhe të tjerë si njerëz të rrezikshëm për të qëndruar të lirë në Kosovë”, tha Bukoshi.

Bukoshi tha se nuk është kundër kësaj gjykate por ajo po sillet si forcë rrëmbyese dhe irracionale.

Nuk jam kundër Gjykatës Speciale. Në një farë mënyre ne e çuam vet punën tek Gjykata Speciale, me mungesën e një drejtësie efikase në Kosovë. Por në këtë rast Gjykata Speciale, po sillet sikur forcat speciale që rrëmbejnë katër vet i fusin në burg e pastaj pyesin çka kanë bërë ata. Ka nëj sjellje irracionalë në këtë pikë që me sa duket është shkaktuar nga shumë faktorë lokalë dhe ndërkombëtarë. Nuk pajtohem me faktin që ata duhet të mbaheshin në burg ende pa një akuzë të qartë”, tha Bujar Bukoshi.

Lajme të ngjashme