“Budallallëqe”: Raporti D4D e përmend sulmin verbal të Sveçlës ndaj pyetjes së gazetares Besarta Hoti - NACIONALE

“Budallallëqe”: Raporti D4D e përmend sulmin verbal të Sveçlës ndaj pyetjes së gazetares Besarta Hoti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata e njohur joqeveritare “D4D” ka publikuar raportin e titulluar “Mediat jo-sociale 2023: Hulumtimi dhe ekspozimi i dezinformimit gjinor në Kosovë”.

Në këtë raport evidentohet edhe sulmi verbal i Xhelal Sveçlës, ministër i Punëve të Brendshme, ndaj Besarta Hotit, gazetare e Nacionales, e cila kishte shtruar një pyetje në lidhje me raportimet për punësimin e motrës së ministrit Sveçla në Ministrinë e Bujqësisë, që udhëhiqet nga ministri Faton Peci.

“Besarta Hoti – gazetare, është quajtur “budallaqe” në një konferencë për media kur ka bërë një pyetje jo të dëshirueshme lidhur me punësimet familjare.” – shkruhet në raportin e D4D.

“Zotëri Sveçla, para dhjetë ditësh është raportuar në media se është punësuar motra juaj Magbule Hyseni në Ministrinë e Buqësisë, cili është komenti i juaj duke pasë parasysh që sa keni qenë në opozitë keni qenë zëri më kritik për nepotizëm,” kishte pyet gazetarja Hoti gjatë një konference të Sveçlës me Samedin Mehmeti, atëkohë drejtor i Policisë së Kosovës në lidhje me sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës.

“Ne po flasim për një sulm terrorist, e ju mirreni me budallallëqe të tilla”, ishte përgjigjur ministri.

Në lidhje me reagimin e Sveçlës ndaj Hotit, që atëbotë ishte pjesë e Periskopit, kishte reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e dënuar sulmin ndaj gazetares Hoti.

“Sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste. Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren.

AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës. Për më tepër, MPB-ja sikurse ministri të tjera të qeverisë nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave.” – kishte shkruar AGK-ja në reagimin publik.

Sjellim ndër mend që vitin e kaluar, gazetarja Hoti është shpërblyer me çminin vjetor nga AGK-ja përr raportimin më të mirë rreth anti-gjipsizmit.

Lajme të ngjashme