Britania zotohet për 205 milionë dollarë për furnizimin e Ukrainës me armë amerikane - NACIONALE

Britania zotohet për 205 milionë dollarë për furnizimin e Ukrainës me armë amerikane

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, tha të mërkurën se Britania është zotuar për ndarjen e 105 milionë funteve (205 milionë dollarë) për atë që njihet si nisma PURL për furnizimin e Ukrainës me armë amerikane.

Nisma PURL u themelua verën e kaluar për ta vazhduar dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë në kohën kur asistenca e re ushtarake nga Uashingtoni për Kievin kishte ngecur, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Me kënaqësi konfirmoj se Mbretëria e Bashkuar po zotohet për 150 milionë funte për PURL-in” – tha Healey në një deklaratë.

Ukraina vazhdimisht ka bërë thirrje që të furnizohet me armatim të avancuar nga aleatët perëndimorë për t’iu kundërvënë sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse.

Lajme të ngjashme