Britania raporton për luftime të ashpra në jug të Ukrainës - NACIONALE

Britania raporton për luftime të ashpra në jug të Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në pjesën jugore të Ukrainës, përfshirë bombardimet në distriktin Enerhodar, afër centralit bërthamor të pushtuar nga rusët në Zaporizhia, tha të premten Ministria e Mbrojtjes e Britanisë.

Të enjten, Rusia filloi ushtrime strategjike ushtarake në lindje të vendit, të quajtura “Vostok” (“Lindja”), që do të përfundojnë më 5 shtator.

Përderisa Rusia ka pretenduar se 50.000 ushtarë do të marrin pjesë në këto ushtrime, ka pak gjasa që këtë vit të përfshihen më shumë se 15.000 trupa, tha ministria britanike.

Ukraina dhe Rusia e kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme afër centralit më të madh bërthamor të Evropës në Zaporizhia, duke shkaktuar frikë për katastrofë të mundshme të rrezatimit.

Lajme të ngjashme