Britania do të vendosë sanksione edhe ndaj Bjellorusisë, shkak lufta ruse në Ukrainë - NACIONALE

Britania do të vendosë sanksione edhe ndaj Bjellorusisë, shkak lufta ruse në Ukrainë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Britania ka bërë të ditur, se të martën do të vendosë sanksione të reja ekonomike, tregtare dhe transporti ndaj Bjellorusisë për shkak të mbështetjes së vendit për pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Sipas Reuters, në paketën e re do të bëhet edhe ndalimi i importit dhe eksportit të mallrave me vlerë rreth 60 milion funte, duke përfshirë eksportet e mallrave të rafinimit të naftës, komponentëve të teknologjisë së përparuar dhe mallrave luksoze, dhe importet e hekurit dhe çelikut bjellorus.

Britania gjithashtu ka njoftuar se do të ndalojë më shumë kompani bjelloruse të emetojnë borxhe dhe letra me vlerë në Londër.

Lajme të ngjashme