Borrell takohet me Kurtin: Diskutuam për situatën në veri, djegia e veturave është e papranueshme
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Berlin aty ku po mbahet Procesi i Berlini që bën bashkë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimore.
Borell në Twitter ka thënë se me Kurtin ka biseduar për situatën në veri të vendit duke thënë se Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen.
Më tej, ai ka biseduar me Kurtin për rrugën përpara drejt normalizmit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mirë për ta takuar kryeministrin Kurti para Procesit të Berlinit. E diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet penguese, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e Dialogut duhet të respektohen. U bëj thirrje të gjithëve që të veprojnë me përmbajtje. Ne gjithashtu e diskutuam rrugën përpara për normalizim.”, ka shkruar Borrell.
Ndërkohë, Procesi i Berlinit ka filluar dhe pritet që Kosova të nënshkruaj tri marrëveshje në këtë samit.
Good to meet PM @albinkurti ahead of #BerlinProcess
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 3, 2022
Discussed the situation in north of Kosovo. Disruptive actions, such as burning of cars, are unacceptable
Dialogue agreements must be respected. Call on all to act with restraint
We also discussed way forward on normalisation pic.twitter.com/I4fdzD12Fm