Borrell shtyn paraqitjet publike: Kam një problem të vogël shëndetësor, më këshilluan mjekët
Përfaqësuesi i Lartë Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se për shkak të një problemi shëndetësor, i është dashur t’i shtyjë paraqitjet publike për disa ditë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ku ka thënë se i është dashur t’i anashkalojë disa debate.
Krejt kjo, sipas tij për shkak të një “problemi të vogël shëndetësor”, derisa mjekët e kanë këshilluar t’i shtyjë ngjarjet publike.
"Fatkeqësisht, m'u desh të anashkaloja debatet në Parlamentin Evropian për shkak të një problemi të vogël shëndetësor dhe mjekët më kanë këshilluar të shtyj ngjarjet publike për disa ditë.” – ka thënë ai.
Regrettably, I had to skip the debates at @Europarl_EN due to a minor health issue & doctors have advised me to postpone public events for a few days. I look forward to resuming my full schedule soon. Thanks @EU2024BE @JanezLenarcic @JuttaUrpilainen @KadriSimson for stepping in.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 28, 2024