Borrell e quan vendim historik liberalizimin e vizave për Kosovën - NACIONALE

Borrell e quan vendim historik liberalizimin e vizave për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Josep Borrell, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme i BE-së, ka bërë një reagim në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në reagimin e tij në “X”, Borrell e ka quajtur hyrjen në fuqi të liberalizimit si “vendim historik”.

Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, ka shkruar Borrell në X.

Lajme të ngjashme