Boris Johnson merr mbështetjen e 100 deputetëve për garën për kryeministër? - NACIONALE

Boris Johnson merr mbështetjen e 100 deputetëve për garën për kryeministër?

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Burime nga fushata e Boris Johnson kanë pohuar se ish-kryeministri ka arritur të marrë mbështetjen e 100 deputetëve – e nevojshme për të garuar sërish për postin e kryeministrit.

Numri i raportuar është shumë më tepër sesa numri i mbështetësve të deklaruar publikisht për Johnson, ku sipas një hulumtimi të BBC-së, ishte 52.

Megjithatë, Rishi Sunak është përpara Johnson në nominime dhe së shpejti pritet të deklarojë kandidaturën e tij.

Gjithsesi, me gjithë pretendimet e burimeve për arritjen e numrit të nominimeve, deputetët konservatorë i kanë thënë BBC-së, se këto deklarata janë “të turbullta”.

Kujtojmë se, të shtunën në mëngjes u raportua se Johnson është rikthyer në Londër nga Karaibet, me qëllim t’i bashkohet garës për zëvendësimin e Liz Truss si kryeministre.

Sipas PA Media, Johnson i ka thënë ministrit të tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar James Duddridge se ai ishte "i gatshëm për këtë", duke treguar se do të kandidojë në garën për udhëheqje pavarësisht faktit se është ende nën hetim parlamentar për akuzat se ka gënjyer deputetët.

Lajme të ngjashme