Bogujevci: Deklarata pёr Personat e Zhdukur ngritë nevojën për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve
Deputetja e Vetëvendosjes dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka komentuar nënshkrimin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë luftës, duke e cilësuar këtë si një hap shumë të rëndësishëm drejt zbardhjes së kësaj çështjeje.
Në postrimin e saj në Facebook, Bogujevci u shpreh se Serbia ka pranuar krimin e zhdukjes me forcë pas 24 vitesh, dhe kjo është një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të vuajtjeve të familjeve të personave të zhdukur.
Ajo gjithashtu tha se me këtë deklaratë, Serbia ka pranuar të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë - duke përfshirë edhe materialet e klasifikuara.
Më tej Bogujevci ka thënë se Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.