Bogdanoviq: “Lista Serbe në zgjedhje është sikur të hynte Hamasi në zgjedhje në Izrael”
Garimi i Listës Serbe në zgjedhje në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe është njëjtë sikur të garonte grupi terrorist Hamas në zgjedhje në Izrael, ka krahasuar politikani serb, Boban Bogdanoviq, në rrjetin e tij “X”.
Kjo pasi Lista Serbe kërkoi “shpalljen sa më parë të zgjedhjeve” në veri ku edhe njoftuan se do të marrin pjesë.
“Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në zgjedhje në Kosovët! Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme! Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e Aleksandar Vuçiq!!!”, ka shkruar Bogdanoviq.
Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 14, 2023
Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në 🇽🇰 zgjedhjet!
Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme!
Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e @avucic!!!