Bllokada e vazhdueshme, Joseph i ashpër me pozitën dhe opozitën: Po përfiton vetëm Serbia
Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph, ka kritikuar spektrin politik për krizën e vazhdueshme politike në vend.
Ai ka bërë me dije se përgjegjës për bllokadën institucionale është fillimisht Albin Kurti e më pas edhe opozita.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se kjo situatë përfiton vetëm Serbia.
“Pra, Kryeministri Kurti mban përgjegjësi, por ai nuk mban përgjegjësi i vetëm. Edhe opozita është përgjegjëse për këtë bllokadë të vazhdueshme. Është artificiale, plotësisht e papranueshme dhe po i sjell përfitim Serbisë, sepse Serbia më pas është në gjendje të thotë: ‘Shikoni këtë kaos’”, ka deklaruar ai.