"Bllokada amerikane, kërcënimet dhe shkelja e zotimeve", janë pengesat kryesore për bisedimet, thotë presidenti i Iranit
Bllokada amerikane, kërcënimet dhe shkelja e zotimeve janë pengesat kryesore për bisedimet, thotë presidenti i Iranit, siç raporton BBC.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian thotë se bllokada e SHBA-së ndaj porteve iraniane, kërcënimet dhe ajo që ai e përshkruan si “shkelje të zotimeve” janë pengesat kryesore për “negociata të mirëfillta” me Shtetet e Bashkuara.
Ai thotë se Irani “e ka mirëpritur dialogun dhe marrëveshjen dhe vazhdon ta bëjë këtë”, në një postim në X.
Ai shtoi se “bota e sheh retorikën tuaj të pafund hipokrite dhe kundërthënien midis pretendimeve dhe veprimeve”.