Blinken thotë se SHBA-ja do t’i mbrojë Filipinet nësë sulmohet në detin e Kinës Jugore
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Filipinet, nëse ky shtet do të sulmohej në Detin e Kinës Jufore, duke kërkuar të zbusë shqetësimet rreth shtrirjes së angazhimit të Uashington për një traktat të mbrojtjes reciproke.
Blinken u shpreh se nja pakt 70 vjeçar i mbrojtjes me Filipinet ishte “i hekurt”.
“Një sulmi të armatosur ndaj forcave të armatosura, anijeve dhe avionëve të Filipineve do t’i kundërpërgjigjemi sipas angazhimit të mbrojtjes reciproke të SHBA-së, sipas këtij traktati,” tha Blinken.