Blinken: Rusia përfundimisht përgjegjëse për incidentin raketor në Poloni - NACIONALE

Blinken: Rusia përfundimisht përgjegjëse për incidentin raketor në Poloni

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka thënë se është duke vazhduar hetimi mbi incidentin e së martës me raketa në Poloni, duke shtuar se ShBA nuk ka parë asnjë provë që mund të kundërshtojë vlerësimin e Polonisë se fajtore për këtë shpërthim ishte mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Megjithatë, Blinken ka përsëritur se, “cilido qoftë përfundimi i hetimit, përfundimisht pala përgjegjëse për incidentin tragjik është Rusia”.

“Ajo që po shohim çdo ditë tani është se Rusia hedh raketa mbi Ukrainën, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj kritike, duke synuar aftësinë që Ukraina ka për të mbajtur dritat ndezur, për të mbajtur nxehtësinë, për të lejuar vendin thjesht të jetojë dhe të lëvizë përpara,” është shprehur Blinken, duke shtuar se, “Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën”.

Në një samit që po mbahet në Bangkok, Blinken ka folur para gazetarëve duke njoftur po ashtu se ShBA po ndan të gjitha informacionet në lidhje me rastin edhe me Ukrainën.

Lajme të ngjashme