Blerim Latifi e “pëlqen” postimin e Mehmet Krajës ku sulmohet ish-shefi i tij Hashim Thaçi
Blerim Latifi, analist dhe profesor i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, duket se ka ndryshuar shumë qëndrime kohëve të fundit. Që nga ikja prej këshilldhënies te Hashim Thaçi, ish-kryeministër e ish-president i Kosovës, dhe te Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit, Latifi ka kapërcyer “rubikonin”, duke ndërruar qëndrimet politike.
Ai është parë disa herë kritik ndaj ish-pushtetit dhe ka dalë në mbrojtje të qeverisë aktuale, posaçërisht në lidhje veriun e Kosovës.
Latifi e ka bërë edhe një veprim të çuditshëm. Ai e ka pëlqyer një status të Mehmet Krajës, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili publikuar analizën e këtij institucioni, e ku ka qëndrime jashtëzakonisht problematike.
Madje, AShAK-u është treguar i ashpër në lidhje me ish-presidentin e Kosovës, duke e akuzuar se dëshiroi të ndante Kosovën, për ta shpëtuar veten. Në raportin 38 faqësh, AShAK-u e cilëson qeversijen e Thaçit si autokratike, duke e akuzuar për korrupsion dhe krim.
Në nëntitullin “Ideja për ndarjen e Kosovës”, AShAK-u vlerëson se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e nacionalizmit serb dhe e dishepujve të saj më të spikatur, si Çubriloviqi dhe Qosiqi. Në një formë të tërthortë, AShAK-u e akuzon Thaçin se e "brendësoi" idenë serbe të ndarjes së Kosovës, duke shkruar se Thaçi, herë si kryeminsitër e herë si president, e futi “në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale”.
“Por, pas themelimit të Gjykatës Speciale më 1 shtator 2016 dhe pas përfshirjes në mandatin e saj të krimeve të kryera gjatë periudhës së Qeverisë së Përkohshme, në dialogun me Serbinë dhe në raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkomëbtare, u krijua një rrethanë krejtësisht ndryshe: Hashim Thaçi, herë si kryeministër dhe herë si president, futi në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, qoftë duke bërë marrëveshje të fshehta me Serbinë, qoftë duke pretenduar një amnisti si “mirënjohje botërore”, për arritjet e tij në promovimin e paqes midis dy popujve” – shkruan AShAK-u, në një gjuhë që i ngjan shumë narracionit të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
