Bislimi takon zyrtaren franceze, i kërkon heqjen e masave të BE-së: Të padrejta
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka pritur Marguerite Costa de Beauregard, zëvendësdrejtore për Ballkan dhe Evropë në ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takim Bislimi ka theksuar nevojën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Sipas Bislimit, këto masa janë të padrejta.
“U trajtua dhe rrugëtimi në procesin e integrimit evropian të Kosovës si prioritet i yni, gjersa sot presim dhe dorëzimin e Raportit për Vendin. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi gjithashtu dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e masave”, thuhet në komunikatën për media të ZKM-së.