Bislimi për shtyrjen e takimit të ambasadorëve të BE-së për vizat: Vendet skeptike mund ta keqpërdornin situatën për targat
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, ka komentuar vendimin e ambasadorëve të BE-së për vizat.
Ai ka treguar hapat e ardhshëm teksa ka thënë se heqja nga agjenda çështjen e vizave nga takimi i ambasadorëve të BE-së nuk ka ndodhur për shkak të dialogut, por si brengë që të mos flitet negativisht për Kosovën duke shfrytëzuar targat.
“Teksti sot vendoset në votim jo në diskutim, votohet si pika A e agjendës që nuk diskutohet fare, por votohet, nëse s’është votuar ende, pritet sot rreth orës 4 e gjysmë, kjo pastaj e hap rrugën për votim në Këshill me datë 9 ose 10 dhjetor. S’ka pasur kurrfarë ndërlidhje me procesin e dialogut, arsyeja pse nuk është diskutuar javën e kaluar por këtë javë, ka të bëjë me brengën e disa vendeve që mbase ndonjë vend skeptik mund ta keqpërdorin situatën me targa për të dhënë diskutime negative, vendimi për shtyrje ka qenë me qëllim të mirë për Kosovën”, ka thënë ai.
Vendimi i ambasadorëve ishte paraparë që të mbahet javën e kaluar por “për shkak të situatës në veri”, ishte shtyrë për këtë javë.
