Bislimi me vetëbesim: Jemi konfident që liberalizimi i vizave do të gjejë zgjidhje shumë shpejt - NACIONALE

Bislimi me vetëbesim: Jemi konfident që liberalizimi i vizave do të gjejë zgjidhje shumë shpejt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka folur rreth liberalizimit të vizave për Kosovën. Dyshi i Qeverisë, duke folur në një konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjeve IPA, tha se besojnë që liberalizimi i vizave do të gjejë zgjidhje.

Madje, z.Bislimi, që është edhe udhëheqës i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, përdori një term të përshtatur nga anglishtja, për të treguar vetëbesimin që ka rreth liberalizimit të vizave.

“Ne kemi bashkëpunim me secilën Qeveri nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jemi duke e adresuar çfarëdo brenge sa i përket procesit të liberalizimit të vizave Ne kemi bashkëpunim me secilën Qeveri nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jemi duke e adresuar çfarëdo brenge sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe jemi shumë konfident që kjo çështje shumë shpejt do të gjejë zgjidhje”, tha Bislimi.

Lajme të ngjashme