Bislimi: Fleni shlirë, pozita e Kosovës në procesin e dialogut s’ka qenë kurrë më mirë - NACIONALE

Bislimi: Fleni shlirë, pozita e Kosovës në procesin e dialogut s’ka qenë kurrë më mirë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë s’ka qenë kurrë më mirë.

“Unë si kryenegociator kam mandat të qartë dhe atij mandati i përmbahem 100 për qind, në atë mandat s’ka asnjë lëkundje. Pozita e Kosovës në procesin e dialogut s’ka qenë kurrë më mirë dhe s’ka asnjë arsye për brenga apo skepticizëm në tërësi. Muni me flejt shlirë”, tha Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane.

Bislimi tutjetha se deklaratat e opozitës po duken keq në rrafshin ndërkombëtarë, dhe se ajo që është bërë në procesin e dialogut është më mirë se sa vitet e kaluara.

Deklarimet e juaja po duken keq në rrafshin ndërkombëtar. Qeveria asesi nuk e ndan opinionin e juaj se ka pasur vonesa, ngecje ose dështime në procesin e dialogut. Ajo që kemi bërë ne në vitin e kaluar, është shumë, shumë, shumë më e mirë sesa ajo që është bërë deri vitin e kaluar në agjendën e integrimeve evropiane dhe është shumë më e mirë se ajo që kanë bërë vendet e rajonit. Mendoj që këtë narrativë është mirë ta mbrojnë edhe e partitë e tjera politike”, tha Bislimi.

Lajme të ngjashme