Bislimi kërcënoi BE-në me eskalim të situatës në veri, Hoti: “Politikanët e dështuar kërcënojnë botën demokratike, për të mbuluar dështimet”
S’i kanë dëgjuar kujt veshët që një Zëvendës Kryeministër i Kosovës – Besnik Bislimi – të kërcënojë bashkësinë ndërkombëtare me eskalim të situatës në veri; por e dëgjuam dje të thënë në vetë objektin e Qeverisë së Kosovës.
Ndaj këtij deklarimi skandaloz të Bislimit ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës tash deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke thënë se “politikanët e dështuar kërcënojnë botën demokratike me eskalim të situatës për të mbuluar dështimet e tyre”:
“Kosova kurrë nuk i ka kontribuar eskalimit të situatës. Të drejtat e veta i ka realizuar duke i bindur aleatët për mbështetje e duke bërë rezistencë në mbrojtje të pragut të shtëpisë. Historikisht, gjithandej në botë, politikanët e dështuar kërcënojnë botën demokratike me eskalim të situatës për të mbuluar dështimet e tyre”, ka shkruar Hoti.