Bislimi i quan “absurde” masat e BE-së kundër Kosovës: Duhet të largohen
Në Kuvendin e Kosovës, sot është mbajtur një mbledhje e 11-të e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocimin në mes BE-së dhe Kosovës.
Në këtë mbledhje, ka folur edhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës. Në fjalën e tij, Bislimi ka kërkuar që të hiqen masat kufizuese ndaj Kosovës, që u vendosën vitin e kaluar nga BE-ja.
“Ne i përshëndesim të gjithë këto hapa të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Kështu edhe kërcënimi i sigurisë ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohet me të njëjtën mënyrë dhe shumë thjeshtë. Pra, duhet të:
1. Largohen masat restriktive, dhe tashmë absurde, ndaj Kosovës
2. Duhet sa më shpejt Kosova të marrë statusin e kandidatit për BE dhe
3. Na duhet anëtarësimi në Këshillin e Evropës.” – tha Bislimi.