Bislimi i përgjigjet reagimeve të BE-së e Amerikës: Kushtetuta thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me deklaratat e BE-së dhe Amerikës për largimin e dinarit.
Ai ka thënë se sipas Kushtetuës, është vetëm një monedhë në qarkullim.
Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës me ministrin e Çekisë për Çështje Evropiane.
“Kur është fjala te neni 11 i Kushtetutës, që thotë ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë, të njëjtit miq na thonë ‘po këtë mos e zbatoni’. Kushtetuta, ose është e shenjtë, dhe duhet të zbatohet, ose pastaj bëjmë cherry picking [përzgjedhjen më të favorshme]. Nëse duhet të bëjmë cherry picking, po e bëjmë ne. Nëse duhet të zbatohet, atëherë insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet”, ka thënë ai.