Bislimi e Petkoviq takohen sot në Bruksel
Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit edhe kryenegociatori për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi do të takohet të hënën në Bruksel me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Çështje kryesore e këtij takim do të jetë zbatimi i ankesit të marrëveshjes të arritur në Ohër më 18 mars mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.
Ky takim vjen pas vizitës që emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e bëri në Kosovë dhe Serbi.
Temë tjetër në këtë takim pritet të jetë edhe draft-statuti i Asociacionit.
Ndërkohë, para takimit zyrtarë të partisë në pushtet kanë kritikuar Lajçakun i cili tha se pikënisje për formimi e Asociacionit duhet të jetë draf-statuti i hartuar nga Ekipi Menaxhues.
