Biseda e shefes së deputetëve të VV-së me Radoiçiqin, Syla pyet Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën? - NACIONALE

Biseda e shefes së deputetëve të VV-së me Radoiçiqin, Syla pyet Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Valon Syla ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, që tha se shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila nuk është pjesë e VV-së, si përgjigje ndaj publikimit të Nacionales, ku Kusari-Lila bisedon në telefon me kriminelin serb, Milan Radojiçiq.

Syla ka pasur një pyetje për Kurtin.

Ai ka pyetur se pse Kurti e merr Kusari-Lilan në takime të rëndësishme.

Pse në takimet kryesore Albin Kurti e merr Mimoza Kusari-Lilën, ose pse e ka shefe të grupit parlamentar një anëtare që nuk e ka pjesë të partisë së rëndësishme. Takimin e fundit me Memlin ishte Mimoza, nuk ishte Liburni apo Xhelali, nëse Mimoza Kusari-Lila nuk është e besueshmja e kryeministrit atëherë çka po e merr në takime shumë të rëndësishme.” – ka thënë ai në T7.

Lajme të ngjashme