Bie një pjesë e fasadës së objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit
Sot ka rënë pjesërisht fasada e objektit ku ndodhen zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë.
Pas rënies së fasadës njësitet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur shiritat rrethues, njofton EkonomiaOnline.
Në trotuar tashmë gjendet mbetjes e fasadës, dhe ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.